BM – Londra zvogëlon stafin e ambasadës në Bagdad dhe Teheran

LONDËR, 7 janar /ATSH-AA/ – Britania e Madhe ka ulur numrin e stafit në ambasadat e saj në Teheran dhe Bagdad për shkak të tensioneve të larta në rajon, pas vrasjes së gjeneralit të lartë iranian Qassem Soleimani javën e kaluar.

“Tërheqja e disa diplomatëve është një masë paraprake”, njoftuan mediet lokale përfshirë Sky News.

“Ambasadorët Rob Macaire në Teheran dhe Stephen Hickey në Bagdad do të qëndrojnë në vend”, sipas raportimeve.

“Siguria e stafit tonë është më e rëndësishme dhe ne kujdesemi gjithmonë për gjendjen tonë të sigurisë”, theksoi zëdhënësi i zyrës së jashtme për median lokale.

“Të dy ambasadat tona në Bagdad dhe Teheran mbeten të hapura”, shtoi ai./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.