Shmanget burokracia, ulen radhët e pritjes/ 75 shërbime online në Shëndetësi brenda 2020

TIRANË, 6 janar/ATSH/ Duke filluar nga 1 janari qytetarët nuk kanë arsye të paraqiten në sportele për të rezervuar datën dhe orën për kryerjen e ekzaminimeve, pasi ato do të kryhen online, apo për të rinovuar kartën e shëndetit.

Brenda këtij viti, 75 shërbime do të aksesohen online, duke shmangur burokracitë dhe ulur radhët e pritjes. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila ka thënë se “nga karta e shëndetit, tek ripërcaktimi i orarit për ekzaminimet, 41 shërbime të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale tashmë aksesohen online në platformën e-Albania”.

Sipas saj, 75 shërbime të cilat do të aksesohen online, do të shmangin burokracitë dhe duke ulur kështu edhe radhët e pritjes. Shërbimet online, Manastirliu i cilësoi revolucion digjital. /z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.