FRANCË – Tensionet në Lindjen e Mesme, bursat botërore në rënie të mëtejshme

PARIS, 6 janar /ATSH-AFP/- Çmimet e naftës u stabilizuan sot, ndërkohë që bursat botërore pësuan rënie të mëtejshme përballë tensioneve të përshkallëzuara në Lindjen e Mesme të shkaktuara nga vrasja e gjeneralit iranian, Qassem Soleimani nga SHBA.

“Kriza iraniane ka ulur ndjeshëm oreksin e rrezikut të investitorëve, të cilët ia kanë frikën një rritjeje drastike të çmimit të naftës, që ka të ngjarë të ketë një ndikim ndryshe nga çfarë pritet mbi ekonominë botërore”, u shpreh Milan Cukoviç, analist tregu te “Axitrader”.

Vlerat e naftës pësuan rritje në tregjet e aksioneve dhe ishin ndër të paktat me jeshile.

Në të kundërt, linjat ajrore u penalizuan nga frika e rritjes së çmimit të karburantit.

“Tensionet gjeopolitike priten të mbeten të larta në ditët në vijim, duke mbështetur çmimet e naftës dhe duke lënë të tërhequra tregjet e tjera”, sipas Ray Attrill, analist i “National Australia Bank”./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.