FRANCË – Macron shpreson në zgjidhjen e krizës së reformës së pensioneve

PARIS, 6 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi sot se shpreson të zgjidhë ngërçin në lidhje me mosmarrëveshjen për reformën e pensioneve në vend, megjithatë ai paralajmëroi se sistemi i pensioneve duhet të ekuilibrohet me qëllim përgjegjësinë ndaj brezit të ardhshëm.

Zëdhënësja e qeverisë Sibeth Ndiaye deklaroi se Macron shpreson se do të arrihet një zgjidhje në bisedimet që nisin të martën, ku projektligji i ri do të votohet në Asamblenë Kombëtare, përpara zgjedhjeve lokale që do të zhvillohen në muajin mars.

Ndiaye shtoi se qeveria është e hapur ndaj sugjerimeve të partnerëve.

Greva ka shkaktuar dëme në Francë prej më shumë se një muaji. Sot, në të gjithë vendin shërbimi i transportit publik ishte ende i kufizuar. Sipas ndërmarrjes shtetërore hekurudhore SNCF, 36% e shoferëve të trenave nuk pranuan të punojnë.

Grevës iu bashkuan edhe studentët, duke bllokuar disa universitete. Mes ankesave të tyre ishte dhe fakti se disa provime të rëndësishme u caktuan të zhvilloheshin pavarësisht grevës së transportit. Kësaj greve iu bashkuan gjithashtu edhe avokatë.  / /sara/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.