Erërat e forta dëmtojnë palmat në Durrës, Bashkia nis zëvendësimin

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Erërat e forta që përfshinë vendin tonë 24 orët e fundit dëmtuan disa palma në qytetin e Durrësit.

Policia Bashkiake e Durrësit njoftoi sot se po kryhet zëvendësimi i palmave të dëmtuara të cilat përbëjnë rrezik për jetën e qytetarëve.

“Shërbimet e Policisë Bashkiake po mbështesin Ndërmarrjen e Pastrim Gjelbërimit gjatë marrjes së masave për eliminimin e rrezikut të shkaktuar si pasojë e erës së fortë. Aktualisht po merren masat për zëvendësimin e palmave të dëmtuara të cilat përbëjnë rrezik për jetën e qytetarëve”, – thuhet në njoftimin e Policisë. /a.gjonaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.