Durrës/ Parandalohet ngjarja e mundshme kriminale, në pranga 33-vjeçari

TIRANË, 6 janar /ATSH – I. Vata/- Policia e Durrësit si rezultat i marrjes në kohë të informacionit ka bërë të mundur të parandaloi një ngjarje të mundshme kriminale si dhe vë në pranga një 33-vjeçar, i cili hyri me armë zjarri në një lokal.

Policia shpjegon dinamikën e aksioni të policisë për parandalimin e ngjarjes kriminale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë marrë informacion se në lagjen nr. 13, në Durrës, një shtetas mbante të fshehur poshtë xhupit një armë zjarri kallashnikov dhe po futej në ambientet e një restoranti.Menjëherë u organizua puna nga shërbimet e Policisë, të cilët falë reagimit në kohë dhe profesionalizmit bënë të mundur kapjen e personit, pa shkaktuar pasoja, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit.Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasin:L. B., 33 vjeç, banues në Kavajë, me precedent penal në fushën e narkotikëve dhe dhunës në familje”, sqaron Policia e Shtetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.