UASHINGTON- Mbi 4000 trupa amerikane transferohen në Lindjen e Mesme

UASHINGTON, 5 janar /ATSH-MIA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të dërgojnë në Kuvajt një batalion me 4000 ushtarë të Divizionit të 82-të Ajror mes tensioneve në rritje pas vrasjes së komandatit iranian, Qassem Soleimani.

Sipas zëdhënësit të këtij divizioni, kolonelit Mark Barnes, rreth 700 ushtarë janë nisur për në Kuvajt këtë javë. Gjithashtu pritet të transferohen edhe 3500 ushtarë amerikanë në ditët në vijim.

Prania e madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme ka për qëllim mbrojtjen ndaj sulmeve hakmarrëse të Iranit pas vrasjes së  komandantit të Forcave elitë Quds të Gardës Revolucionare, Soleimani.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.