KAMBOXHIA – Rreth 36 të vdekur pas shëmbjes së një ndërtese

BANGKOK, 5 janar /ATSH-DPA/ – Rreth 36 persona kanë vdekur ndërsa 23 të tjerë janë shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese në ndërtim e cila u shemb në Kamboxhia, pas një misioni dyditor kërkim-shpëtimi, raportoi sot një zyrtar .

Pas finalizimit të misionit të kërkim-shpëtimit, raporti përfundimtar mbi numrin e vdekjeve dhe të mbijetuarve u njoftua nga Kun Kim, nënkryetari i parë i Menaxhimit të Katastrofave të Komitetit Kombëtar.

Ndërtesa e papërfunduar shtatëkatëshe e vendosur në provincën e Kepit, në jug të Kamboxhias rreth 160 kilometra në jug të Phnom Penh, është shembur duke shkaktuar vdekjen e punonjësve dhe plagosur shumë të tjerë të cilët kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Në qershor, u vranë rreth 28 persona pas shembjes së një ndërtese në ndërtim në Preah Sihanouk, Kamboxhia, që çoi në dorëheqjen e guvernatorit të provincës.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.