ITALI- Muzikanti luan në kitarë gjatë një operacioni në tru

TORINO, 5 janar /ATSH-ANSA/ – Një muzikant italian 35-vjeçar luajti në kitarë dhe dajre ndërsa po operohej në tru për heqjen e një tumorri, në spitalin “Molinette”, në Torino i cili iu nënshtrua teknikës së ashtuquajtur “fjetje-zgjim”.

Kjo teknikë u mundëson kirurgëve të monitorojnë më mirë punën trurit gjatë operacionit duke ulur rrezikun e dëmtimit të trurit.

Operacioni i pacientit të quajtur Alan Brunetta, një muzikant profesionist i cili luan disa instrumente dhe shkruan muzikë për grupin e Torinos ‘LaStanzadiGreta’, ka rezultuar me sukses, raportuan mjekët e spitalit “Molinette”.

Grupi fitoi çmimin prestigjioz “Tenco”, në nder të muzikantit të ndjerë Luigi Tenco, për debutimin më të mirë.

Brunetta kishte një tumor në lobin e djathtë temporal dhe operacioni i kryer sipas teknikës fjetje-zgjim synonte të ruante aftësitë e tij muzikore për të krijuar dhe improvizuar.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.