Projekti për shërbimet mjedisore/ Banka Botërore shtyn afatin e zbatimit edhe gjatë 2020-ës

TIRANË, 4 janar /ATSH/ Banka Botërore ka rishikuar projektin për shërbimet mjedisore dhe ka vlerësuar shtyrjen e zbatimit të tij edhe gjatë vitit 2020, i parashikuar të përfundonte në nëntor 2019.

Një mision i përbashkët për mbështetjen e zbatimit të projektit nga Banka Botërore dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), evidentoi se duhet përparim më i mirë në zbatimin e kontratave, regjistrimit të pyjeve dhe kullotave në 42 bashki.

“Deri tani, kanë përfunduar matjet në terren të Inventarit Kombëtar të Pyjeve dhe baza e të dhënave (NFI). 67 kontrata nën raundin e 2-të të granteve IPARD Like u nënshkruan dhe janë në zbatim. U krijua versioni i parë i Sistemit të Shqiptar të Informacionit mbi Pyjet dhe baza e të dhënave brendshme për planet e menaxhimit të pyjeve dhe kullotave për 131 stafe në njësitë administrative rajonale të trajnuara. Po kështu është bërë përgatitja e planeve të menaxhimit të pyjeve dhe kullotave në katër bashki”, citon raporti i BB-së.

Sipas BB, “është bërë ristrukturimin e projektit, përfshirë rialokimi i të ardhurave të grantit suedez dhe një zgjatje njëvjeçare e datës së mbylljes së projektit origjinal nga 30 shtatori 2019, në 30 shtator 2020, ndërsa financimi shtesë është nën aprovimin përfundimtar nga Banka”.

Projekti për shërbimet mjedisore u bë efektiv në fillim të vitit 2015 me një mbështetje financiare 22.18 milionë dollarë, të ndarë në katër komponentë. /e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.