IRAK – Kryeministri dhe zyrtarë të lartë në funeralin e gjeneralit iranian Soleimani

BAGDAD, 4 janar /ATSH-AFP/ – Mijëra irakianë, mes të cilëve drejtues shtetërorë morën pjesë sot në funeralin e gjeneralit të plotfuqishëm iranian, Qassem Soleimani dhe shefit paramilitar të Irakut, Abu Mahdi al-Muhandistue vrarë pas një sulmi ajror amerikan në Irak, që ka shkaktuar një përshkallëzim tjetër të situatës mes Iranit dhe SHBA-së.

Kryeministri i dorëhequr irakian, Adel Abdel Mahdi mori pjesë sot në këtë funeral të gjeneralit të plotfuqishëm iranian, Qassem Soleimani dhe komandantit irakian të paraushtarakëve pro-iranian, irakianit Abou Mehdi al-Mouhandis, vrarë pas një sulmi amerikan.

Fotografi i AFP-së konstatoi gjithashtu praninë e ish-kryeministrit irakian, Nouri al-Maliki dhe të disa shefave të grupimit shiit pro-iranian.

“Duke iu trembur kundërpërgjigjeve, koalicioni ndërkombëtar i drejtuar nga SHBA-ja ka reduktuar operacionet dhe ka rritur sigurinë në bazat e tij në Irak”, theksoi një zyrtar amerikan.

Disa orë pas sulmit, që i kushtoi jetën gjithashtu dhe një komandanti irakian të paraushtarakëve pro-iranian të Hachd al-Chaabi, Abou Mehdi al-Mouhandis SHBA-ja njoftoi vendosjen e 3 500 ushtarëve shtesp në rajon për të forcuar sigurinë e ushtarëve dhe diplomatëve amerikanë.

Ceremonia mortore filloi në faltoren shiite në lagjen Kazimiya, në veri të Bagdadit.

Mijëra irakianë thërrisnin “Vdekje për Amerikën” dhe kërkuan hakmarrje gjatë shoqërimit të trupave të pesë irakianëve dhe pesë iranianëve të vrarë në sulmin amerikan, mes të cilëve  Soleimani, arkitekti i strategjisë iraniane në Lindjen e Mesme dhe Mouhandis.

Qassem Soleimani do të varroset në qytetin e lindjes në Kerman, pas përfundimit të ceremonisë treditore në Iran./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.