BRUKSEL – NATO pezullon misionet e trajnimit në Irak pas vdekjes së Soleimanit

BRUKSEL, 4 janar /ATSH-AFP/ – NATO ka pezulluar misionet e trajnimit në Irak, theksoi sot zëdhënësi i Aleancës Veri Atlantike, Dylan White, pas vdekjes së gjeneralit iranian, Qassem Soleimani në një sulm amerikan në Bagdad.

Misioni i NATO-s në Irak, që numëron disa qindra ushtarë, trajnon që prej vitit 2018 forcat e këtij vendi, me kërkesë të qeverisë irakiane, për të penguar rikthimin e Shtetit Islamik.

“Misioni i NATO-s vazhdon, por aktivitetet e trajnimit janë pezulluar aktualisht”, deklaroi  White.

White konfirmoi përveç të tjerave, se sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kishte zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper, pas ngjarjeve të fundit./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.