UASHINGTON – Pompeo: SHBA kërkon çtensionimin e situatës pas vrasjes së Soleimanit

UASHINGTON, 3 janar /ATSH-ANSA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në një  sërë tuitesh deklaroi se SHBA mbetet e përkushtuar për çtensionimin e situatës, pas vrasjes së komandantit iranian, Qasem Soleimani, pas një sulmi amerikan.

”Kam biseduar me përfaqësuesit kinezë, britanikë dhe gjermanë për vendimin e presidentit Donald Trump për sulmin në Irak”, shtoi ai.

”Në veçanti, fola me zyrtarin e lartë kinez, Yang Jiechi për të diskutuar për vendimin e Trump për të eliminuar Soleimani, si përgjigje ndaj kërcënimeve për jetën e qytetarëve amerikanë.

”Ritheksova angazhimin tonë për çtensionimin e situatës”, shkruan Pompeo.

“Edhe Gjermania është gjithashtu e shqetësuar për provokimet e vazhdueshme ushtarake iraniane”, përfundon ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.