Cakaj dënon sulmin ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd: I papranueshëm, pikëpamjet e ndryshme të adresohen përmes dialogut

TIRANE, 3 janar/ATSH/-Sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd është dënuar ashpër edhe nga Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Cakaj ka deklaruar se sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi nga ekstremistët serb është i papranueshëm.

Ndër të tjera, kryediplomati Cakaj ka theksuar se kurrsesi një mision diplomatik nuk duhet t’i nënshtrohet vandalizmit por pikëpamjet duhet t’i adresohen dialogut.

“Sulmi i dhunshëm ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd është absolutisht i papranueshëm. Një mision diplomatik nuk duhet t’i nënshtrohet vandalizmit. Pikëpamjet e ndryshme duhet të adresohen përmes dialogut. Nuk mund të ketë hapësirë për dhunë në shoqëritë demokratike”, deklaron Cakaj.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.