AUSTRALI – Marina evakuon qindra banorë nga rreziku i zjarreve

KANBERRA, 3 janar /ATSH-ANSA/ – Marina Australiane po evakuon qindra njerëz të bllokuar në Nowra, një qytet në juglindje të vendit, i rrethuar nga zjarret që po shkatërrojnë vendin për javë të tëra.

Anije të zakonshme dhe ushtarake janë në veprim për të evakuar qindra persona që ndodhen në plazhin Mallacoota që prej mbrëmjes së Vitit të Ri për të shpëtuar nga flakët.

“Të paktën 1 000 persona do të duhet të evakuohen nga kjo zonë deri pasdite”, tha kryeministri australian, Scott Morrison.

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë raportuar të zhdukur, ndërkohë që janë mbi 1 300 shtëpi të shkatërruara, pas zjarreve që nuk po ndalen në këtë kontinent, i përfshirë edhe nga temperatura të larta ekstreme./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.