MEDIA – (Nuk) e dinit fake news-in më të përhapur të 2019-s?

LONDËR, 1 janar /ATSH-ANSA/ – Një grup mjekësh dhe shkencëtarësh të punësuar nga kompania ”Big Pharma” po fshehin kurën për kancerin.

Ky është lajmi më i famshëm i rremë mbi shëndetin që qarkulloi në vitin 2019, sipas një analize të përpiluar nga NBC News që gjeneruan mbi 12 milionë reagime dhe komente në internet, kryesisht në Facebook.

Rreth 80% e njerëzve përdorin në mënyrë rutinore web-in për të kërkuar informacione të lidhura me shëndetin.

Ndikimet që lajmet e rreme mund të kenë në jetën reale, janë përçarëse.

NBC përdori aplikacionin BuzzSumo (mjet që analizon përmbajtjen e publikuar në rrjetet sociale) për të realizuar analizën për artikujt që gjeneruan të paktën 25 mijë klikime midis komenteve, aksioneve dhe reagimeve në internet./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.