Thaçi: Kujtojmë me nderim Ditën e Veteranëve ku nisi rruga e lirisë për pavarësinë e Kosovës

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH – I. Vata/- Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kujton me nderim 30 dhjetor 1991, Ditën e Veteranëve ku nisi rruga e lirisë për pavarësinë e Kosovës.

“Në këtë 30 dhjetor, si në çdo fundvit tjetër, i nderojmë ata që bënë të mundur ta gëzojmë lirinë dhe pavarësinë tonë, veteranët e luftës sonë çlirimtare”, shprehet ai.

Po ashtu Presidenti Thaçi shton se Kjo ditë sjell në kujtesën tonë edhe betejën e parë të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, më 30 dhjetor 1991, aty ku nisi rruga e lirisë. Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët dhe heronjtë e saj, janë shembull i sakrifikimit për ideale dhe për lirinë e popullit tonë”.

“Urime Dita e Veteranit, të gjithë veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shprehet ai. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.