Shqipëri-Bjellorusi, marrëveshje për heqjen e ndërsjellë të vizave

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ -Shqipëria dhe Bjellorusia nënshkruan marrëveshjen për heqjen e ndërsjellë të vizave.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Shqipërisë në Rusi e cila njofton se më datë 27 dhjetor u nënshkrua në Moskë marrëveshja për heqjen e ndërsjellë të vizave midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Bjellorusisë.

Marrëveshja u nënshkrua nga Ambasadorët përkatës në Federatën Ruse, Arben Gazioni dhe Semashko.

Marrëveshja do të hyjë në fuqi pasi të përfundojnë procedurat e ratifikimit nga Parlamentet e të dy vendeve.

/gj.mima/ /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.