Agjencia Telegrafike Shqiptare

PHENIAN – Kim Jong-Un: Masa ofensive për sovranitetin e vendit

PHENIAN, 30 dhjetor /ATSH-DPA/ – Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un theksoi në ditën e dytë të një takimi me zyrtarët e lart të partisë së tij se vendi i tij duhet të marrë masa ofensive për të siguruar sovranitetin e tij, deklaruan sot mediet shtetërore.

Komentet e raportuara nga agjencia zyrtare koreano-veriore e lajmeve, KCNA, vijnë si një afat fundviti, i vendosur nga Kim për SHBA-në për të ofruar lehtësimin e sanksioneve.

Tensionet midis Phenianit dhe Uashingtonit rreth programit bërthamor të Koresë së Veriut dhe provave të përsëritura të raketave mbeten ende të larta.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare amerikane, Robert O’Brien deklaroi se SHBA-ja ka shumë mënyra për t’iu përgjigjur një rakete të mundshme me rreze të gjatë veprimi apo një prove bërthamore nga Koreja e Veriut.

I pyetur se si do të reagonte Uashingtoni nëse udhëheqësi i Koresë së Veriut do të kryente një provë të tillë, O’Brien u përgjigj se SHBA do të përdorte mjetet e saj të nevojshme./ /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version