TIRANE, 30 dhjetor/ATSH/- Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet me kthjellime e vranësira deri në mesditë. Pas orëve të drekës, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë vendin.
Në veri e verilindje, parashikohet borë e dobët lokale deri në mesditë.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut 1-7 m/sek. Përkohësisht përgjatë vijës bregdetare, në zonat e ulëta si dhe në zonat luginore në verilindje të vendit, erë parashikohet me intensitet deri në 15-20 m/sek. Valëzimi i forcës 4 me lartësi vale 1.0-1.8 metër.
Për shkak të uljes së temperaturave, parashikohet ngrica në rrugë
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | -1/9 | diell re |
Kukës | -4/2 | diell re |
Lezhë | -1/9 | diell re |
Dibër | -6/2 | diell re |
Durrës | 0/10 | diell re |
Tiranë | -1/10 | diell re |
Elbasan | -3/7 | diell re |
Berat | -5/7 | diell re |
Vlorë | 1/10 | diell re |
Korçë | -6/2 | diell re |
Gjirokastër | -4/6 | diell re |
Sarandë | 1/10 | diell re |