KROACI – Kitaroviç: Zgjedhjet presidenciale do të përcaktojnë të ardhmen e vendit

ZAGREB, 30 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç bëri thirrje për bashkim dhe unitet gjatë një mitingu të zhvilluar në Split duke deklaruar se në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, më 5 janar, njerëzit do të përcaktojnë të ardhmen e Kroacisë.

Ajo theksoi se ”këto nuk janë zgjedhje për Kolindën ose Milanoviçin, janë zgjedhje për popullin”.

”5 janari do të jetë dita kur njerëzit do të votojnë për një Kroaci më të fortë dhe më të mirë. Le të votojmë në 2020 për një patriotizëm të ri”, deklaroi ajo.

”Etika ime, vlerat morale, zakonet e mia të punës, marrëdhënia ime me ju, respekti im për njerëzit të cilët më votuan do të jenë në shërbim të çdo qytetari dhe kjo është ajo që unë do vazhdoj të bëj gjatë pesë viteve të ardhshme”, shtoi Grabar-Kitaroviç.

”Jo përçarjes, jo Milanoviçit, jo kthimit tek e vjetra, jo rënies ekonomike”, ishte thirrja e saj.

”Jeni të gjithë të mitë. Kroacia është për të gjithë”, theksoi ajo./ /sara/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.