Interesi mesatar i overdraftit u rrit në 11,8%

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/- Interesi mesatar i overdraftit për individët ka shënuar rritje gjatë vitit 2019.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në nëntor interesi mesatar për overdraftit, u rrit në 11,8%, kundrejt nivelit 11,3% që ishte muajin e mëparshëm dhe duke arritur në nivelin më të lartë në një vit.

Overdrafti është një produkt financiar që në përgjithësi e marrin individët që marrin rrogat në banka, kur u duhen para shtesë.

Por bankat ofrojnë edhe overdraft biznesi, që i adresohet shoqërive tregtare për të mbuluar nevojat e tyre afat-shkurtra për likuiditet. Overdrafti quhet ndryshe kredia kufi, pasi banka i njeh të drejtën klientit të dali me balancë negative (debitore) në llogarinë rrjedhëse, deri në një shumë të caktuar, që quhet kufi. e.xh/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.