GJERMANI – Ulje e konsiderueshme donacionesh për partitë politike

BERLIN, 30 dhjetor /ATSH-DPA/ – Partitë politike gjermane regjistruan një rënie të ndjeshme të donacioneve këtë vit, sipas shifrave të publikuara nga parlamenti gjerman në faqen e tij të internetit.

Shuma e përgjithshme e kontributeve ra nga 3,1 milionë euro në 1,2 milion euro, gjatë pushtetit të partisë Kristian-demokrate (CDU) dhe aleatëve të saj bavarezë, Unioni Krisitan-social (CSU), duke pësuar kështu humbje të rënda.

Pasi morën 1 milion euro vitin e kaluar, në vitin 2019 donacionet e CDU-së arritën vetëm në 335 002 euro, ndërsa CSU mori 95 000 euro krahasuar me 625 000 euro vitin e kaluar. Megjithatë, CDU mbetet partia që përfiton më shumë nga donacionet.

Ashtu si vitin e kaluar, partia e ekstremit të djathtë ”Alternativa për Gjermaninë”, nuk mori asnjë kontribut.

Social-demokratët humbën më shumë se gjysmën e financimeve të tyre nga donacionet, duke marrë 156 600 euro deri në mes të muajit dhjetor./ /sara/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.