FRANCË- Mobilizohen 100 mijë policë për natën e Vitit të Ri

PARIS, 30 dhjetor /ATSH-ANSA/- Rreth 100 mijë policë e xhandarë janë mobilizuar në Francë për natën e Vitit të Ri, njoftoi ministri i Brendshëm, Christophe Castaner, i cili theksoi se këtyre do t’u shtoheshin edhe ushtarë e zjarrfikës, në të gjithë territorin e vendit.

Shën Silvestri, në Francë, është një nga netët kur regjistrohet numri më i madh i viktimave, me mesatarisht 15-20 të vdekur.

“Nuk ka një kërcënim të veçantë terrorist, por niveli i rrezikut është gjithmonë i lartë”, deklaroi Castaner në lidhje me rrezikun e atentateve.

Këtë vit, për shkak të grevës, metrotë nuk do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë natës, si zakonisht, ndaj do të rritet siguria në linjat e autobusëve dhe tramvajeve të natës.

Në shëtitoren “Champs-Elysées” priten të mblidhen rreth 250 000-300 000 persona./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.