Portali qeveritar e-Albania/ 31 852 certifikata të gjeneruara në një javë, kursehen 1.6 milionë lekë

TIRANË, 29 dhjetor/ATSH/ Gjatë një jave në portalin qeveritar e-Albania janë gjeneruar 31852 certifikata dhe janë kursyer 1.6 milionë lekë nga ky shërbim.

Në e-Albania janë 16 842 përdorues të portalit dhe 112 044 përdorues të shërbimeve elektronike, ndërsa gjatë kësaj jave janë regjistruar 3132 përdorues të rinj.

Po ashtu, janë 3 445 vërtetime tatimore të gjeneruara nga bizneset ose 36 ditë kohë e kursyer.

Në një javë rezultojnë 5640 aplikime për shërbimet konsullore nga shqiptarët jashtë vendit, për të cilët janë lehtësuar procedurat.

46 712 është numri i dokumenteve me vulë elektronike të shkarkuara në portal gjatë një jave, ndërsa shërbimet më të përdorura janë: certifikatë familjare, karta e shëndetit, certifikatë personale, vërtetim për pagimin e kontributeve për individin, konfirmim për gjendjen aktive të mjetit./m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.