TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/- Kontigjenti i VI shqiptar në Herat, Afganistan e mbylli misionin duke organizuar një garë vrapi mes ushtarakëve aleatë e partnerë, për të mbledhur fonde për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka shprehet se, pas aktivitetit solidarizues, trupat e Batalionit të II të Këmbësorisë ia dorëzuan detyrën kolegëve të Policisë Ushtarake, për të vijuar kontributin e vendit tonë në misionet paqeruajtëse të NATO-s.
Angazhimi i Shqipërisë në mbështetje të misioneve të NATO-s vijon të jetë i palëkundur. Trupat dhe mjetet e Forcave të Armatosura, marrin pjesë në mënyrë të vazhdueshme në misionet e NATO bashkë me vendet e tjera anëtare
e.xh/ /a.g/