Fizioterapi dhe shërbim i dedikuar për 13 vjeçarin me aftësi ndryshe që i shpëtoi tërmetit në Thumanë


TIRANË, 29 dhjetor/ATSH/ Anteo, 13 vjeçari me aftësi ndryshe që i shpëtoi fatmirësisht tërmetit në Thumanë është strehuar bashkë me familjen në Shëngjin.

Ai ndjek shkollën si një nga nxënësit më të shkëlqyer, ndërkohë që prej dy javësh merr edhe orët e fizioterapisë së nevojshme për problemin e tij shëndetësor.

Deputetja e qarkut Lezhë, Ardiana Jaku vizitoi 13-vjeçarin e strehuar në Shëngjin, i cili i tha se ëndërron të bëhet mjek në të ardhmen.

Jaku u interesua për gjendjen e Anteos, i cili tashmë ka filluar të marrë edhe shërbimin e fizioterapisë.

Për ERTV, prindërit e Anteos treguan sfidat me të cilat përballen për kurimin e sëmundjes së Anteos, ndërsa folën për optimizmin dhe kurajon që ka vetë Anteo, i cili dëshiron që në të ardhmen të bëhet mjek.

Për fundvit, 13-vjeçari i shprehu Alteos (gazetarit të ERTV-së) dëshirën për një dhuratë të preferuar, e cila do t’i dorëzohet përpara Vitit të Ri./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.