Festat e fundvitit/Fluks në pikën kufitare të Morinës

TIRANE, 29 dhjetor/ATSH/Në pikën kufitare të Morinit, prej pasdites së djeshme dhe deri tani janë shënuar radhë të gjata të qytetarëve të Kosovës që po kthehen nga perëndimi për festat e fundvitit.

Po kështu ka patur edhe qytetarë nga Shqipëria që kanë zgjedhur që festat t’i kalojnë në Kosovë.

Policia kufitare e Kosovës momentalisht punon me procedurë të përshpejtuar për shmangien e radhëve të gjata.

Sipas informacioneve nga Policia Kufitare e Kosovës deri tani nëpërmjet pikës Kufitare Morinë janë futur 3430 automjete dhe 8983 shtetas të huaj dhe shqiptarë në 24 orët e fundit.

Sipas Shefit të turnit Shefshet Gashi, fluksi më i madh i automjeteve është pasdite pasi shumë emigrantë zbresin në Durrës nga trageti , ndërsa në hyrje të Shqipërisë janë futur 3242 automjete dhe 7000 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.