VIETNAM – Ish-ministri i Informacionit dënohet më burgim të përjetshëm

HANOI, 28 dhjetor /ATSH-DPA/ – Një gjykatë vietnameze dënoi sot ish-ministrin e Informacionit me burgim të përjetshëm për marrje rryshfeti, ndërsa pasardhësi i tij u dënua me 14 vjet burg, njoftuan mediet shtetërore.

Sipas gazetës online VnExpress, Nguyen Bac Son, 66 vjeç, i cili shërbeu si ministër i Informacioni në Vietnam nga viti 2011 deri në vitin 2016, mori dënim të përjetshëm për marrje ryshfetesh dhe shkelje të rregullave për menaxhimin dhe përdorimin e kapitalit të investimeve publike.

Prokurorët vietnamezë kërkonin dënimin me vdekje ndaj Son, për marrjen e një ryshfeti tre milionë dollarësh si pjesë e një marrëveshjeje ku kompania celulare “MobiFone” do të merrte 95% të aksioneve në firmën televizive “Audio Visual Global” (AVG).

Son shpëtoi nga dënimi me vdekje sepse familja e tij ktheu paratë një ditë para vendimit të gjykatës. / /sara/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.