POLONI – Varshava thërret ambasadorin rus pas komenteve të Putin mbi Luftën II Botërore

VARSHAVË, 28 dhjetor /ATSH-DPA/ – Polonia thirri sot ambasadorin rus në Varshavë për t’i kërkuar shpjegime rreth komenteve të  presidentit rus Vladimir Putin në lidhje me zanafillën e Luftës së Dytë Botërore, sipas zëvendësministrit të jashtëm polak Marcin Przydacz.

“Jemi gati t’u shpjegojmë diplomatëve rusë fakte historike për aq kohë sa do u duhet të kuptojnë se bota nuk do ta harrojë kurrë kuptimin e vërtetë të paktit ‘Ribbentrop-Molotov’ (pakti i neutralitetit midis Gjermanisë naziste dhe Bashkimit Sovjetik),” shkroi sot në Twitter Marcin Przydacz.

Në fillim të muajit, Putin kritikoi një rezolutë të Parlamentit Europian, që deklaronte se pakti i neutralitetit i vitit 1939, i quajtur kështu sipas diplomatëve që e nënshkruan atë në Moskë, çoi në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore.

Przydacz deklaroi për agjencinë polake të lajmeve PAP, se gjatë takimit me ambasadorin rus, Sergey Andreev ministria e Jashtme e Polonisë shprehu kundërshtim të fortë ndaj pretendimeve historike të bëra nga Putini dhe kreu i parlamentit rus, Vyacheslav Volodin.

Andreev i quajti bisedimet të vështira por civile. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.