Nënë Bejaze me shtëpi të re natën e ndërrimit të viteve

TIRANË, 28 dhjetor  /ATSH – I. Vata/- Kryetari i grupit Parlamentarë të PS-së Taulant Balla tha sot ne nënë Bejaze do ta kalojë në shtëpi të re ndërrimin e viteve.

“Kush e mban mend nënë Bejazen dhe shtëpinë e saj të shkatërruar tërësisht. Por ndërrimi i viteve do të ndryshojë edhe jetën e saj”, shprehet ai.

Më herët, kishte nisur puna për rindërtimin e banesës së 95-vjeçares në Spathar të Librazhdit.

“Nënë Bajaze Kurti 95 vjeç nuk është vetëm. Shtëpia e rrënuar, do të ndërtohet dhe do të mobilohet. Punimet po ecin shumë mirë dhe shumë shpejt do jemi këtu përsëri kur gjithçka të ketë mbaruar”, tha Balla në atë kohë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.