Lautaro Martinez drejt “Barcelonës”, Messi  bllokon negociatat

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH- A. Fortuzi/- Lionel Messi largon Lautaro Martinez nga Barcelona. Referuar një shkrimi të “El Desmarque” të publikuar të shtunën, “pleshti” ka bindur drejtuesit e blu-grana të mos nisin tratativa për “demin”, pasi do të komplikohej situata e sulmuesit të “Barcelonës”, Luis Suarez.

Lajmi në fjalë tregon edhe njëherë se sa i rëndësishëm është Lionel Messi tek vendimmarrjet e drejtuesve të “Barcelonës”,  sa i takon merkatos. Ky është një lajm mjaft i mirë për “Interin” që ka nisur bisedimet me menaxherët e Lautaros për rinovimin e kontratës me zikaltërit.

Argjentinasi këtë sezon ka koleksionuar 13 gola dhe 3 asist. “Demi” ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh për tu liruara para kohe nga zikaltërit. Menaxherët e futbollistit kanë pasur disa kontakte muajt e fundit, jo vetëm me “Barcelonën”, por edhe me “Manchester City-n” dhe “Real Madrid”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.