ITALI – Conte, sugjerime për zgjidhjen e konfliktit në Libi

ROMË, 28 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kryeministri italian Giuseppe Conte sugjeroi sot krijimin e një zone pa fluturime si një mundësi për zgjidhjen e konfliktit në Libi.

“Një zonë pa fluturime mund të jetë gjithashtu instrument për arritjen e një qëllimi, ndërprerjen e menjëhershme të armiqësive,” deklaroi Conte.

Ai shtoi se Italia mbështet plotësisht iniciativën e një konference për Libinë në fillim të vitit të ardhshëm në Berlin.

“Ekziston një aktivitet i gjerë diplomatik nga ana e Italisë, që shpesh nuk është i dukshëm,” theksoi Conte.

Libia është ish-koloni italiane. / /sara/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.