GJERMANI – BMW përkrah idenë e qyteteve me më pak makina

MYNIH, 28 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kryetari i bordit mbikqyrës së BMW-së, Oliver Zipse ka dhënë miratimin e tij për më pak trafik në qendrat e qyteteve të mëdha.

“Ideja e një qyteti me më pak makina ia vlen”, deklaroi Zipse për gazetën gjermane “Sueddeutsche Zeitung”.

“Pse dikush që duhet të dalë për pazar, duhet të përdorë makinën? Ajo nuk është aset”, theksoi ai në intervistë.

Zipse shtoi se shpreson për planifikim më të mirë të qytetit të Mynihut, ku ndodhen dhe zyrat qendrore të kompanisë së prodhimit të makinave BMW./ /sara/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.