Vetingu në Polici/ Konfirmohet në detyrë Florian Sulejmani, drejtor në SHÇBA

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmoi sot në detyrë Florian Sulejmanin, Drejtor i Drejtorisë së Verifikimit të Pastërtisë së Figurës dhe Monitorimit të Brendshëm, SHÇBA.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar më 20 dhjetor, Sulejmani u përball me gjetjet e Komisionit (KJV), lidhur me vlerësimin e pasurisë, kontrollin e figures si dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Procesi i vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Gardës, bazohet në parimin e ligjshmërisë, të barazisë përpara ligjit dhe të proporcionalitetit, duke garantuar të drejtën e punonjësve për një proces të rregullt ligjor./m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.