Tuneli i Llogorasë, Balluku: Presim që brenda vitit 2020 të nisë ndërtimi

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Brenda vitit 2020 pritet të nisë puna për ndërtimin e tunelit të Llogorasë, i cili do të japë një ndikim të madh në zhvillimin e turizmit në bregdetin jugor pasi ul ndjeshëm kohën e udhëtimit.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi në një intervistë në një nga mediet në vend se tuneli i Llogorasë është pjesë e paketës së madhe të infrastrukturës në mbështetje e shërbim jo vetëm të qytetarëve, por edhe të strategjisë për zhvillimin e turizmit që qeveria ka.

“Tuneli llogaritet të ketë një kosto prej rreth 150 milionë eurosh për ndërtimin e tij. Parashikohet të jepet me koncesion për 35 vite me koncesion dhe mendojmë që në mesin e muajit shkurt të çelim edhe garën”.

Duke patur parasysh afatet për procesin e tenderit ndërkombëtar prej 60 ditësh të garës, kohës së ankimimit, apo edhe negocimit, ministrja Balluku u shpreh se brenda vitit 2020 të nisë ndërtimi i këtij tuneli./a.gjonaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.