MAL I ZI – Incidente në parlament, ndalohen 18 deputetë pro serbë

PODGORICË, 27 dhjetor /ATSH-AFP/ – Tetëmbëdhjetë deputetë të opozitës pro serbe në Parlamentin e Malit të Zi, u ndaluan pas incidenteve që shkaktuan të enjten, në përpjekje për të ndaluar miratimin e një ligji të kundërshtuar nga Kisha Ortodokse serbe.

Sipas Kishës serbe, institucioni kryesor fetar në Malin e Zi, ligji mbi lirinë fetare do të çojë  në shkatërrimin e manastireve dhe kishave.

Ligji, që u miratua nga maxhoranca, parashikon shtetëzimin e pronave për të cilat kisha nuk mund të dëshmojë se i përkisnin asaj para vitit 1918.

Deri në atë datë, Mali i Zi nuk ishte i pavarur dhe bënte pjesë në mbretërinë e serbëve, kroatëve dhe sllovenëve.

Sipas medieve vendase, deputetët e Frontit Demokratik, që mbështesin pozicionimin e Kishës serbe në lidhje me këtë ligj, ndodhen aktualisht në rajonin e policisë për t’u marrë në pyetje./ /ervo/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.