IZRAEL – Netanyahu shpallet fitues në zgjedhjet brenda partisë

TEL AVIV, 27 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu rezulton fitues në zgjedhjet paraprake të partisë së tij, Likud, duke mposhtur rivalin Gideon Saar.

Përqindja e votimit ishte 49 e më shumë se 100 mijë anëtarëve.

“Një fitore e madhe! Faleminderit anëtarëve të Likud për besimin, mbështetjen dhe dashurinë e tyre”, shkroi në Twitter Netanyahu, një orë pas mbylljes së votimit.

Rezultatet e para jozyrtare tregojnë se kryeministri fitoi zgjedhjet brenda partisë me një diferencë të konsiderueshme ndaj Saarit.

Pas përfundimit zyrtar të zgjedhjeve, Netanyahu pritet të drejtojë partinë e krahut të djathtë në zgjedhjet politike të muajit mars./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.