GJERMANI – Rekord eksportesh të armëve për vitin 2019

BERLIN, 27 dhjetor /ATSH-DPA/- Qeveria gjermane në vitin 2019 autorizoi një shumë rekord për eksportin e armëve.

”Deri më 15 dhjetor, qeveria ka autorizuar eksporte në vlerë 7,95 miliardë euro (8,82 miliardë dollarë), shifra më e lartë që nga viti 2015”, sipas Ministrisë gjermane të Ekonomisë.

Rekordi pasoi një rënie trevjeçare në 2015.

Në krahasim me 2018, eksportet e autorizuara u rritën me 65%.

Rreth 1,77 miliardë euro eksporte të armëve u destinuan për Hungarinë, anëtare e NATO-s, ndjekur nga Egjipti (802 milionë dollarë) dhe SHBA (483 milionë).

Autorizimet janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i vitit 2019.

Deri në mes të vitit, lejet e eksportit kishin tejkaluar ato të të gjithë viteve të kaluara.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier tha se ”kjo ishte për shkak të procesit të gjatë të formimit të një qeverie të re pas zgjedhjeve të vitit 2017, e cila krijoi një rezervë të vendimeve”./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.