40% e popullsisë mbi 15 vjeç zotëron një kartë debiti

TIRANË, 27 dhjetor /ATSH/- Rreth 40% e popullsisë mbi 15 vjeç zotëron një kartë debiti.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se, kartat bankare në Shqipëri po gjejnë një përdorim të gjerë në kryerjen e shërbimeve bazike siç është tërheqja e cash-it nga ATM-të (Automated Teller Machine).

Ndërsa gjatë viteve të fundit janë katërfishuar edhe pagesat me kartë në POS-e.(Point Of Sale).

Gjatë viteve të fundit janë prezantuar edhe shërbimet e pagesave me karta në internet për bizneset shqiptare (e-commerce). Megjithatë, ofrimi i këtyre shërbimeve aplikohet vetëm në 3 banka që ofrojnë POS-e virtuale (85 POS-e Virtuale). e.xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.