Agjencia Telegrafike Shqiptare

SOCIALE – Trump paralajmëron Newsom për zgjidhjen e çështjes së të pastrehëve

UASHINGTON, 26 dhjetor /ATSH-ANSA/- Presidenti i SHBA, Donald Trump paralajmëroi shtetin e Kalifornisë dhe guvernatorin e saj Gavin Newsom pasi autoritetet lokale duhet të ndërhyjnë për t’u marrë me urgjencën e strehimit dhe krizën e pastrehë përndryshe do ta bëjë qeveria federale.

Ultimatumi paraqet kapitullin e fundit në përplasjen midis Trump dhe Golden State, i cili shkon nga emetimet deri tek çështjet e migracionit.

Një fond prej 120 milionë dollarësh ka akorduar edhe kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio, i cili premton të përfundojë problemin e “njerëzve të pastrehë”.

Plani kërkon investimin e 120 milionë dollarëve vitin e ardhshëm për ndërtimin e 1 000 apartamente të reja për ata që jetojnë në rrugë.

Fondet do të përdoren gjithashtu për ndërtimin e 1 000 strehimoreve me shtretër në dispozicion për ata që kanë nevojë për to./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version