IRAK – Presidenti i kundërvihet me dorëheqje kandidaturës së militantëve pro iranianë

BAGDAD, 26 dhjetor /ATSH-AFP/- Presidenti irakian vuri sot në diskutim dorëheqjen e tij, duke sqaruar se refuzon të propozojë në Parlament kandidatin e militantëve pro Iranit për postin e kryeministrit duke përkeqësuar kështu më tej krizën politike.

Barham Saleh u shpreh se ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen, sepse, sipas tij, Kushtetuta e detyron t’i propozojë Parlamentit kandidatin për “koalicionin më të madh” në Parlament, një titull i pretenduar nga koalicioni i udhëhequr nga paraushtarakët pro Iranit, por që forcat e tjera politike e kundërshtojnë.

Që pas dorëheqjes së kryeministrit Adel Abdel Mahdi, në fund të nëntorit, militantët pro Iranit këmbëngulin që vendin e tij ta zërë ministri i Arsimit të Lartë./ /ervo/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.