HAPËSIRË – Vendet e Gjirit vëzhgojnë eklipsin e parë diellor pas 100 vitesh

AMAN, 26 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Të pajisur me syze speciale, mijëra njerëz në të gjithë rajonin e Gjirit u mblodhën në orët e para për të dëshmuar një eklips të rrallë të Diellit, i pari në rreth një shekull në disa vende.

”Rreth 5 000 persona panë eklipsin në provincën qendrore të al-Ahsa në Arabinë Saudite në agim, i dukshëm për rreth tri minuta”, sipas medias saudite.

Arabia Saudite dhe Bahreini fqinj kanë thënë se ky ishte eklipsi i parë diellor në rreth 100 vjet.

Shumë u mblodhën gjithashtu në Agjencinë Hapësinore të Emirateve të Bashkuara Arabe në kryeqytetin Abu Dabi për të parë fenomenin, për të cilin agjencia tha se ndodhi në vend për herë të parë që nga viti 1847.

Eklipsi ishte gjithashtu i dukshëm në Katar./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.