Forma jo e mirë, por “Juventus” nuk heq dorë nga Rabiot

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH-Arbi Fortuzi/- Një fillim sezoni aspak i mirë për Adrien Rabiot, futbollistin e transferuar verën e 2019-ës nga “Paris Saint German” te “Juventus”, në saj të përfundimit të kontratës së tij te parisienët.

Rabiot ka qenë prezent vetëm në 9 ndeshje nga 24 ndeshje të zhvilluara deri më tani nga bardhezinjtë dhe jo të 9-ta i ka nisur nga minuta e parë. Në prezencat e Rabiot ka vetëm një karton të kuq, duke e lënë skuadrën me 10 lojtarë. Por ky fillim sezoni i keq nuk ka ndikuar te drejtuesit e “Juventusit”, që besojnë te mesfushori 24-vjeçar.

Për ish-lojtarin e PSG ka shfaqur interes “Lyon”, që e dëshironte që në janar, qoftë duke e blerë kartonin e tij, ose edhe në huazim, por klubi bardhezi duket se nuk ka ndërmend të humbasë një lojtar që e afroi vetëm në verë. Edhe trajneri Sarri duket se ka dhënë verdiktin e tij për të mbajtur në qendër të projektit të tij mesfushorin francez.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.