Urimi i Xhaçkës për Krishtlindje: Nëse ka besim, asgjë nuk është e pamundur

TIRANË, 25 dhjetor/ATSH- A. Fortuzi/-  “Nëse ka besim, asgjë nuk është e pamundur”-, thekson Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, duke uruar besimtarët Katolik dhe Ortodoks për ditën e shënuar të Krishlindjeve. 

Sipas saj, dita e Krishtlindjeve është ditë shprese, është dita për të shëruar brengat e për të rigjetur fuqitë e besimin për një të ardhme më të mirë! Gëzuar Krishtlindjen.

“Sot është një ditë shprese! Një ditë për të kujtuar se nëse ka besim, asgjë nuk është e pamundur! Është dita për të shëruar brengat e për të rigjetur fuqitë e besimin për një të ardhme më të mirë! Gëzuar Krishtlindjen!”-, thekson Xhaçka në urimin e saj. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.