Goditi Rudiger në derbin e Londrës, apeli nuk i vjen në ndihmë Son

TIRANË, 25 dhjetor/ATSH-Arbi Fortuzi/- Son Heung-Min do të mungojë në tre ndeshjet e radhës. Sulmuesi i majtë i “Tottenham” gjatë sfidës së humbur ndaj “Chelseat” në Premier Ligë nuk i ka mbajtur dot nervat dhe ka goditur mbrojtën e skuadrës së Frank Lampard, Rudiger.

Pas vendimit të Federatës Angleze të Futbollit (FA), që dënoi Son me tre ndeshje mungesë, edhe Apeli sportiv nuk e ka ndryshuar këtë masë disiplinore ndaj koreano jugorit.

Sipas njoftimit të publikuar në kanalet zyrtare të FA, “Komisioni Apelit nuk ka pranuar apelin kundrejt kartonit të kuq që sulmuesi i Tottenham mori në derbin e fundjavës ndaj “Chelsea””.

“Koreanojugori mori të kuq pas konfirmimit të VAR që goditi Rudiger, duke ndezur tërbimin e Jose Mourinho dhe tifozëve të Spurs. Son do të mungojë ndaj “Brighton”, “Norwich” dhe “Southampton””-, thuhet në njoftim. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.