FOTOGALERI-Krishtlindje në Korçë, mikpritja e veçantë e qytetit të serenatave

TIRANE, 25 dhjetor/ATSH/- Si gjithnjë, por veçanërisht në festat e fundvitit, qyteti i serenatave të mikpret me një pamje mahnitëse.

Dekori i veçantë në rrugët dhe sheshet, veçanërisht në Pazarin e Vjetër të Korçës, i ka dhënë qytetit një bukuri magjepsëse për Krishtlindje, duke e shndërruar sërish në destinacionin kryesor në Shqipëri që qytetarët zgjedhin për të kaluar festat e fundvitit.

Të shumtë ishin qytetarët që zgjodhën sërish Korçën për të festuar edhe këtë Krishtlindje.

Pazari i Vjetër dhe pista e patinazhit duket se mbeten më të frekuentuarat për ata që vijnë nga qytete të ndryshme të vendit si edhe turistë të huaj.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.