Durrës, përpunohen 13% mallra më shumë se sa viti paraardhës

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/- Gjatë periudhës janar–nëntor të këtij viti në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 3,740,463 ton mallra të ndryshme, shifër 13% më e lartë sesa e njëjta periudhë e vitit 2018.

Nga të dhënat e sektorit të Statistikave në APD, mësohet se nga anijet tregtare janë përpunuar afro 2,9 milion ton mallra, ndërsa pjesa tjetër, 843 mijë ton, janë përpunuar nga tragetet e linjave Durrës – Bari, Durrës – Ankona dhe Durrës – Trieste e kthim.

Sipas të njëjtit burim, eksportet e përpunuara nga anijet dhe tragetet kanë shënuar një rritje prej 2 përqind, ndërsa importet krahasuar me 11 muajt e vitit 2018 janë rritur me 18 përqind.

Gjatë periudhës janar-nëntor 2019, në të tre Terminalet e mallrave janë përpunuar 552 anije tregtare./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.