Buxheti 2020, mbështetja për arsimin llogaritet 41 miliardë lekë

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ Buxheti për mbështetjen e sektorit të arsimit në vitin 2020 llogaritet 41 miliardë lekë.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj deklaroi sot investimet në tërësi në arsim do të jenë 4 miliardë lekë, nga të cilat 1.7 miliardë lekë i alokohen arsimit bazë dhe 1.2 miliardë arsimit të mesëm të përgjithshëm.

“Përmes këtij buxheti sigurojmë mbështetje të vazhdueshme për studentët në kuadër të Paktit me Universitetin, kuota ushqimore, tekste dhe transport falas dhe ndërtim dhe rehabilitimit për mbi 180 objekte arsimore”, – deklaroi Denaj.

Ministrja tha se fokus është edhe investimi në arsimin profesional.

“Në përpjekjet tona për të siguruar aftësi për të sotmen dhe të ardhmen, arsimit profesional i alokohet një buxhet prej 3.2 miliardë lekë, nga të cilat 1.2 miliardë kanalizohen në investime për këtë sektor”, -u shpreh ajo./a.gjonaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.