Tërmeti/ SHBA i dhuron FA-së mbi 330 mijë dollarë pajisje për raste emergjencash

TIRANË, 23 dhjetor  /ATSH – I. Vata/- Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhuroi Forcave të Armatosura Shqiptare mbi 330,000 dollarë pajisjesh për raste emergjencash.

Lajmi bëhet i ditur nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

“Sot, qeveria e Shteteve të Bashkuara u dhuroi Forcave të Armatosura Shqiptare mbi 330,000 dollarë pajisjesh për raste emergjencash, në mbështetje të përpjekjeve të vazhdueshme humanitare pas tërmetit të 26 nëntorit. Gjeneratorët, tendat, elementët e ngrohjes dhe pajisjet e tjera të dhuruara do të ndihmojnë gjithashtu edhe në përpjekjet e ardhshme humanitare dhe të reagimit ndaj emergjencave”, shprehet ambasada. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.